Vendosni fjalën kyçe....

A duhet të jetë me detyrim vaksinimi i studentëve? Përgjigjet Rakacolli: Me detyrim sigurimi i një ambienti të shëndetshëm


Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se vaksina është mënyra më e mirë për të siguruar një ambient të sigurt për studentët.

E pyetur nëse vaksina duhet të jetë me detyrim për këtë kategori kur ata nuk përfshihen në grupet e riskut, Rakacolli u shpreh: “I detyruar është sigurimi i një ambienti të shëndetshëm aty ku studentet jetojnë dhe mësojnë. Por vaksinimi është pjesë e sigurimit të këtij ambienti të shëndetshëm. Studentët janë të bindur, se mënyra si mund të sigurohet ky ambient i shëndetshëm është vaksinimi”.  

Zonja Rakacolli u bëri thirrje studentëve dhe qytetarëve që të respektojnë masat dhe të marrin vaksinën anti-Covid.