OSHEE së bashku me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion kundër abuzimeve dhe vjedhjeve të energjisë elektrike në Krujë, ku është zbuluar edhe një laborator që prodhonte bitcoin.
Shqiptarja.com thotë se nga ky aksion, janë proceduar penalisht pesë persona pasi janë kapur duke vjedhur energji, ndërsa është zbuluar edhe një laborator i prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin).
Për laboratorin e bitcoinit u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi. Laboratori i bitcoin u zbulua në hyrje të qytetit të Krujës.
Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE pas kontrollit në 250 subjekte private, për të cilat kanë mbërritur denoncime në policinë e shtetit. Aksioni vetëm sa ka nisur por nuk bëhet me dije se sa do të zgjasë.