Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Berati: Edi Rama ka bërë spastrim etnik ndaj shqiptarëve, ka përzënë qindra mijëra


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se është shkaktar i krizës energjitike në vend.

Në foltoren e radhës, ai theksoi se projekti Ballkani i Hapur është në shërbim të Serbisë së Vuçiçit.

Berisha shtoi gjithashtu se qeveria e Edi Ramës po përzë shqiptarët nga vendi në formën e një spastrimi etnik.

“Rama u bie borive të krizës energjitike, krizë e krijuar vetëm nga ai. Më 31 korrik kaskada e Drinit ka qenë në maksimumin e lejueshëm. Kaskada mjafton për të rregulluar furnizimin me energji për qytetarët për tre muaj. Për 40 ditë e çuan në kuotën e mosprodhimit të energjisë. Projekti Ballkani i Hapur është në shërbim të Serbisë së Vuçiçit. Janë larguar mbi 520 mijë shqiptarë. Po ndodh një spastrim etnik i shqiptarëve nga qeveria e Edi Ramës. Me një të rënë të lapsit heq 20 mijë familje nga ndihma ekonomike, se burgos 38 mijë shqiptarë në vit për faturat e energjisë elektrike.” – tha Berisha.