Filmi “Virgjëresha shqiptare” (The Albanian Virgin) është vlerësuar me dy çmime në Festivalin e Filmit në Varshavë.
Lidhur me këtë regjisori Bujar Alimani publikoi një foto në rrjetet sociale ku shihet ndërsa i mban të dy trofetë në duar: atë për Çmimin Special të Jurisë dhe çmimin “Ecumenical”.
Ky i fundit është një çmim që ka për qëllim “të vlerësojë veprat me cilësi artistike që dëshmojnë fuqinë e filmit për të zbuluar thellësitë misterioze të qenieve njerëzore përmes çfarë i shqetëson ata, lëndimeve, dështimeve dhe shpresave të tyre”.
View this post on Instagram
Historia është vendosur në Shqipërinë e viteve 1950 dhe 1960, e sunduar nga ndoshta diktatori më i keq i epokës së Luftës së Ftohtë, Enver Hoxha, dhe sillet rreth Luanës, një vajze me dëshirë të fortë dhe rebele. Sipas ligjit të rreptë fisnor, ajo duhet të martohet me një burrë të zgjedhur nga familja e saj dhe t’i bindet si pleqve ashtu edhe burrit të saj të ri. Por pasi takon Agimin, i cili e mëson atë të lexojë dhe kështu të jetë një mendimtare e pavarur, ajo vë në dyshim traditën shekullore.
Luana kupton se mjedisi ku ajo jeton është një mallkim për gratë dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëhet një prej tyre – një burrë apo burrneshë siç themi ne.
Për regjisorin Bujar Alimani, Luana është një udhërrëfyes i kodit të fisit malor por dhe i rregullave komuniste në Shqipëri. Të dy autoritetet synonin të merrnin kontrollin mbi jetën e njerëzve, duke u privuar atyre lirinë e zgjedhjes dhe pavarësinë. Komunistët gjithashtu hoqën fenë dhe librat, kështu që askush nuk mund të imagjinonte një alternativë ndaj rregullave të tyre. Luana, e cila pati fatin të mësojë të lexojë, gjen një mënyrë për të luftuar betejën e saj për liri dhe për t’iu bindur kodit të fshatit në të njëjtën kohë, i cili vjen me një çmim të madh personal.
Pjesë e kastit janë Rina Krasniqi, Nik Xhelilaj, Kasem Hoxha, Alban Ukaj, Astrit Kabashi, Gresa Pallaska, Jonida Vokshi, Mimoza Azemi, Shkurte Sulejmani, Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja e të tjerë.
Ende nuk ka ndonjë njoftim se kur do të mund të transmetohet filmi për publikun në Shqipëri dhe Kosovë.
View this post on Instagram