Një 72-vjeçar ka humbur jetën në Fier pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Viktima është një person me iniciale B.L.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në lagjen ‘Kastriot’.
Njoftimi
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.