Berisha ka akuzuar kreun e PD-së Basha se ka shitur çështjen e Teatrit Kombëtar dhe banorët e Astirit që rezistuan për 420 ditë kundër prishjes së banesave.
Ai tha se Basha e hoqi ish-deputetin Klevis Balliu nga lista për deputet pasi ky i fundit i çoi kryeministrit Rama protestuesit e Astirit në Surrel.
Berisha tha se opozita nuk qe në gjendje që t’i vinte gjoksin asnjë proteste ndërsa theksoi se javën që vjen do shpallet data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
“Klevis Balliu u hoq nga lista nga ana e Lulzim Bashës sepse i çoi Edi Ramës protestuesit e Astirit te Sarajet në Surrel. 420 ditë bënë ata rezistencë në Astir dhe hakmarrja ishte heqja e Klevis Balliut nga lista. Kështu u bë me Teatrin Kombëtar. Opozita nuk qe e zonja të vërë gjoksin në asnjë protestë popullore. Ne duhet të bëhemi opozitë në radhë të parë për ta vënë përpara qeverinë. Javën që vjen do shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë statutore për t’i dhënë PS-së normat më demokoratike që ekzstojnë. Dy deputetët tanë që janë zgjedhur nuk janë këtu. Për ne SHBA nuk është Soros e njerëzit e lidhur me të po edhe Partia Republikane. E gjithë e majta e botës nuk do e shkatërrojë konservatorizmin në PD. Jo dhe jo, do qëndrojmë fort për vlerat tona e intersat tona kombëtare.” – tha Berisha.