Vendosni fjalën kyçe....

Moska goditet nga erërat e forta, fluturojnë në ajër skelat e dëmtojnë muret e Kremlinit (Video)


Kryeqyteti i Rusisë është goditur nga erërat e forta, shiu dhe stuhitë e breshërit, që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkulje pemësh madje edhe ndërprerjen e punimeve për riparimin e Kremlinit.

Në një deklaratë të postuar në portalin e lajmeve komunale të Moskës, zyrtarët paralajmëruan banorët që të kujdesen, duke thënë se erërat mund të arrijnë deri në 20 kilometra në orë.

Një video, e postuar nga një vëzhgues në Sheshin ikonik të Kuq, tregoi një strukturë të përkohshme që shembet nga era e fortë.

Një burim në shërbimet e urgjencës i tha agjencisë TASS se ‘për shkak të erës, skelat në murin e Kremlinit ranë dhe dëmtuan një nga muret’.