Vendosni fjalën kyçe....

Pogba zbulon se do veshë këpucë futbolli vegane e me gjini asnjanëse, tallet nga tifozët(Video)


Fituesi i Kupës së Botës, Paul Pogba, ka përdorur një video me stilisten Stella McCartney për të pretenduar se ai do të veshë këpucët e para në botë të futbollit vegane.

Këpucët neutrale për sa i përket gjinisë ‘Adidas Predator Freak’ u krijuan nga fituesi i Kupës së Botës dhe vajza e Paul McCartney të grupit të famshëm Beatles, Stella.

Këpucët me materiale vegane janë përdorur për të krijuar këpucët pa lidhëse me njolla leopardi blu dhe jeshile, përveç thumbave prej gome në ngjyrë portokalli.

“Unë jam një futbollist para së gjithash, por kam një interes të madh në modë dhe dizajn dhe gjithmonë kam dashur ta eksploroj këtë më tej.” – shpjegoi gjithashtu Pogba.

“Ky bashkëpunim ka qenë veçanërisht i veçantë për mua sepse kam qenë një tifoz i punës së Stella Mçartney për një kohë të gjatë, kështu që kur u mblodhëm dhe patëm këtë ide, u ndje si mundësia perfekte për të krijuar diçka.” – shtoi francezi.

“Këpucët që krijuam janë të të spikatura e unike dhe mezi pres t’i vesh kur të hyj në fushë.” – theksoi mesfushori i Manchester United.

Pas kësaj në rrjet kanë nisur talljet e tifozëve. Një pjesë kanë postuar meme të ndryshme duke vënë lakra në vend të këpucëve të Pogbasë ndërsa një tjetër pyeti nëse bifteku që hëngri Pogba te restoranti i famshëm Nusr-Et, kishte qenë vegan.