Vendosni fjalën kyçe....

Rama i bën për “ujë të ftohtë” kryebashkiakët për plehrat: Asnjë buxhet nuk kalon më pa pastrim


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

Ai u ka tërhequr atyre vëmendjen për çështjen e plehrave duke thënë se ka ardhur momenti për t’i dhënë goditjen e fundit vendgrumbullimeve të paligjshme të plehrave dhe keqfinancimit të pastrimit nga shumë njësi vendore.

“Është koha për t’i dhënë goditjen e fundit vendgrumbullimeve të paligjshme të plehrave, keqfinancimit të pastrimit nga shumë njësi vendore, papastërtisë në rrugët kombëtare, zonat rurale të bashkive, në bregdet dhe në zona me rëndësi të veçantë historike e turistike.”- thotë Rama.

Ai paralajmëroi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi.

“Llogaritë do t’i bëjë qeveria. Edhe sikur i gjithë buxheti të duhet për pastrimin, do të shkojë për pastrimin,l asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo. Shtëpitë e shqiptarëve kanë qenë gjithmonë model pastërtie pavarësisht situatës ekonomike. Askush nga do të tolerohet.  Të mos tolerojmë pirgje që bëhen stok me javë të tëra nëpër territor. Kjo kërkon vullnet dhe mirëadministrim. Kemi shembullin e Lezhës që ka bërë një punë të jashtëzakonshme.  Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia. Shkoni në Qarkun e Korçës dhe nuk do të shikoni asnjë bashki që nuk pastron ambientet, siç ndodh me bashkitë e Durrësit apo me Kamzën.”- tha Rama.