Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid 19 në Europë” – Meta i bën thirrje Komitetit Teknik: Të rishihen masat


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një raport të FMN-së, ku thuhet se Shqipëria është shteti me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikojnë të gjitha protokollet dhe masat që kanë marrë deri më tani.

“Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.”– shkruan Meta.

Ai shton se duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht.

“Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve.

Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë.”- vijon Presidenti.