Të dënuarit e burgut të Burrelit kanë nisur një grevë urie.
Ata pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e liritë që garantohen me ligj nga shteti.
Greva e urise është paralajmëruar se do jetë pa afat, shkruan Syri. Të dënuarit thonë se Drejtoria e Burgjeve kanë zvogëluar takimet me familjarët dhe numrin e telefonatave.
Drejtoria e Burgjeve ka kufizuar numrin e telefonatave të dënuarve ku nuk lejohen të telefonohen jo më shumë se dhjetë numra.
Të burgosurit pretendojnë se ky vendim është në shkelje të qartë më liritë dhe të drejtat e njeriut pasi u cënohet privatësia. Ata kërkojnë zgjidhjen e shpejtë të problemit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.