Vetëm pak orë pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi platformën e tij të re të medieve sociale, TRUTH Social i ka rënë pre e hackerave.
Siç shkruan “Daily Mail”, disa gazetarë të teknologjisë gjetën faqen TRUTH Social, hynë në të dhe krijuan profile të rreme për Trump dhe ish-zëvendëspresidentin Mike Pence.
Hakimi ndodhi brenda dy orëve nga njoftimi që bëri Trump të mërkurën mbrëma se TRUTH Social do të lancohej në fillim të vitit 2022.
Sipas gazetarit të Daily Dot, Mikael Thalen, url-ja e faqes u hoq shpejt jashtë linje. Në të njëjtën kohë, llogaria e rreme e gazetarit Drew Harwell u mbyll brenda një ore.
Sipas asaj që është bërë e ditur, planet për kompaninë e re parashikojnë futjen e saj në bursë përmes bashkimit me Digital World Acquisition, një kompani për blerje speciale (SPAC), e cila u listua në Wall Street vetëm shtatorin e kaluar.
Pas njoftimeve të ish-presidentit amerikan, aksionet e Digital World Acquisition Corp u rritën deri në 400% gjatë sesionit të sotëm.
Trump i cili do të shërbejë si kryetar i TMTG, tha: “Unë krijova TRUTH Social dhe TMTG për t’i bërë ballë tiranisë së Big Tech. Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, por presidenti juaj i preferuar amerikan është heshtur. Kjo është e papranueshme. Jam i emocionuar të tregoj të vërtetën time të parë në TRUTH Social shumë shpejt. TMTG u themelua me një mision për t’i dhënë zë të gjithëve. Jam i emocionuar që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia në TRUTH Social dhe të luftoj kundër Big Tech. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk e përballon Big Tech? Epo, do të jemi së shpejti!”