Shtatë pacientë kanë humbur jetën në spital 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë në 2870.
Personat që kanë ndërruar jetë janë një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç e një qytetare nga Berati 82 vjeçe.
Për sa u përket rasteve të reja janë gjetur 629 të tilla nga 4249 testime të kryera. Në spitale po mjekohen 153 pacientë nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.