Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi për vdekje një person në Berat, arrestohet pas 4 ditësh drejtuesi i mjetit


Është identifikuar dhe kapur drejtuesi i mjetit i cili aksidentoi për vdekje shtetasin me iniciale A.A në Berat.

Në pranga u vu shtetasi A.L 33-vjeç banues në Durrës.

Ky shtetas në vendin e quajtur Çentër Shqiptare goditi shtetasin A.A dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”-njofton policia.