ARrSh-ja ditën e djeshme vendosi barriera në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në aksin Lushnjë-Fier duke bllokuar kryqëzimin që e lidh me fshatrat që janë në të dyja anët e këtij aksi.
Ky bllokim ka bërë që banorët të ngrihen në protestë duke u ankuar se barrierat ia vështirësojnë kalimin dhe qarkullimin dhe ndërveprimin me tregun dhe zonën bujqësore.
Lëvizjet për të qarkulluar në rrethrrotullimin e Kolonjës do i rriste kostot.
Ditën e sotme barrierat janë hequr duke bërë të mundur që të rikthehet siç ka qenë qarkullimi.