Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarë në selinë blu u pyet edhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar pas “foltoreve” të Berishës.
Basha theksoi se nuk do thërrasë Kuvend që diskuton vendim e SHBA. Ai theksoi se Berisha mund të therrasë institucione paralele për të mbrojtur hallet personale.
Më tej Basha nënvizoi se Berisha kërkon që PD-ja të kthehet në bunker për interesa personale.
“Kuvend që diskuton vendimet e SHBA-ve nuk thërras. Berisha mund të thërrasë institucione paralele për të mbrojtur hallet e tij personale. Institucione paralele dhe bunker nuk thërras. Berisha kërkon të kthejë PD-në bunker për interesa personale”-deklaroi Basha.