Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 80-vjeçari në Vlorë, dyshohet se ra aksidentalisht në pusin e oborrit


Një 80-vieçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në një pus uji.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 ndërsa personi që ka humbur jetën është një 80-vjeçar me iniciale K.K.

Viktima dyshohet se ka rënë në pusin që ishte në oborrin e banesës së tij.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”