Vendosni fjalën kyçe....

Merkel thotë se politika gjermane ka nevojë për më shumë gra: Dominohet ende nga burrat, kjo duhet të ndryshojë


Angela Merkel nxiti më shumë gra që të përfshihen në politikën gjermane, ndërsa ajo përgatitet të lërë detyrën pas 16 vitesh si Kancelarja e parë femër e vendit.

Ajo tha se politika është ende e dominuar nga meshkujt dhe se kjo duhet të ndryshojë me kohën.

Shqetësimet që largimi i Merkelit mund të shkaktojë mungesë të grave në zyrat kryesore politike dhe akuzat për sjellje të pahijshme seksuale në kompaninë mediatike ‘Axel Springer’, pjesë e së cilës është gazeta ‘Bild’, ndezën një debat të nxehtë këtë javë rreth pabarazisë gjinore dhe seksizmit në Gjermani.

“Ne ende nuk kemi arritur të entuziazmojmë mjaft gra për t’u marrë me politikë.” – tha Merkel.

“Në përgjithësi, më shumë punë duhet bërë që gratë të fitojnë më shumë besim.” – shtoi ajo.

Barazia gjinore mund të bëhet një pikë mosmarrëveshje në formimin e qeverisë së ardhshme me tre partitë që aktualisht janë në bisedime formale të koalicionit të ndara për këtë çështje.