Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje me armë.
Gazeta Protothema raporton se në orët e vona të mbrëmjes, në Peramë, ka pasur një përplasje të armatosur, mes policisë dhe një grupi të armatosur.
Efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine, në të cilën ishin brenda edhe dy persona të tjerë, që të ndalonte për kontroll.
Mirëpo drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin e policisë, përkundrazi ka rritur shpjetësinë e për pasojë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë. Në atë moment drejtuesi i mjetit ka përplasur një nga motorët e policisë, duke i detyruar efektivët të qëllojnë.
Si pasojë e të shtënave me armë, njëri prej tre personave që ndodhej në makinë ka humbur jetën, një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa u plagosën edhe gjashtë policë.