Vendosni fjalën kyçe....

Rama vizitë në zyrtare në Egjipt, pritet nga homologu Madbouly


Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Egjipt.

Ka qenë vetë kryeministri Rama që ka publikuar pamjet e mbërritjes në Egjipt dhe ceremonisë së pritjes në aeroportin egjiptian nga kryeministri Moustafa Madbouly.

Pas pritjes zyrtare në aeroport, dy kryeministrat janë drejtuar drejt godinës qeveritare, ku do të zhvillojnë një takim mes tyre.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite, por në vijim pritet që të zbardhen detaje nga vizita, por edhe nga takimi i kryeministrit shqiptar me homologun e tij egjiptian.