Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Gara për kreun e PD-së çështje e mbyllur, duhet të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale


Çështje të mbyllur e ka quajtur atë të kreut të PD-së, nënkryetari i saj Rushaj. 

Sipas tij, deklarat e ish-kryeministrit Berisha për thirrje të Kuvendit Kombëtar janë pjesë e axhendës së tij.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, kreu u grupit parlamentar të PD-së tha se kundërshtari i vetëm është kryeministri Rama.

“Të them që është rozë, apo në më të mirën e saj, nuk është. Ne kemi një problematikë të brendshme, që është publike. Mendoj që të gjithë palët e përfshirë në këtë diskutim duhet të kenë një prioritet, që është ai i demokratëve. Ne, organet drejtuese të PD, përfshi edhe grupin parlamentar, më shumë kemi përfituar se dhënë ndaj këtyre demokratëve. Sepse gjithmonë i kemi pas mbështetje, ndaj interesi i tyre duhet dhe do të jetë primar. Shpresoj dhe mendoj se gjërat do vinë duke u qetësuar që të fokusohemi të aksioni opozitar. kundërshtar ynë i vërtetë është Rama. Berisha është lideri historik i demokratëve dhe involvimi i tij aktiv, ngjall interesin e demokratëve dhe ka vëmendjen e tyre. Çfarë ka thënë për çështjen e axhendës së tij kjo është histori tjetër. Nuk shoh të ketë garë për kryetar në sensin që ne kemi zgjedhur kryetarin para muajve.” – tha Rushaj.

Ai shtoi se ajo që po ndodh brenda PD-së nuk i shërben aksionit opozitar i cili duhet të jetë i përqendruar te beteja politike kundër qeverisë ndërsa u bëri thirrje demokratëve që të përgatiten për betejën e radhës në zgjedhjet lokale.

“Thashë, nuk shoh të ketë garë për kryetar të PD. Te pjesa e dëmtimit, ky lloj diskursi brenda PD më bën të them që nuk është gjëja që do të ishte më e mira për PD, që anëtarët tanë janë të fokusuar te aksioni opozitar, pasi një pjesë e ha ky diskutim i brendshëm. Por është një situatë që nuk do vazhdojë gjithë kohën. Do të vijë natyrshëm drejt një zgjidhje. E rëndësishme është që demokratët të jenë të angazhuar në betejat e tyre. ndaj thashë duhet të nisin përgatitjet për betejën tjetër elektorale. Luftën nuk e kemi mes nesh, kundërshtar kemi një dhe ai është kryeministri.” – shtoi nënkryetari i PD-së.

Lidhur me përjashtimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Rushaj tha se ai nuk është përjashtuar për mendim ndryshe nga kreu i PD-së Basha po për shtrembërimin e fjalëve të tij.  

“Z.Noka ka qenë zv/kryetar i Komisionit të Sigurisë, anëtar i komisionit, i grupit parlamentar dhe drejtues politik i një zone në Tiranë. Pavarësisht se çdo lloj posti është politik, por të qenit kryetar apo nën kryetar janë pozicione që kryetari punon në Kuvend. Është larguar nga pozicioni i zv/kryetarit jo se ka shprehur mendime të kundërta me z.Basha por sepse në mënyrë të përsëritur, ka deformuar ato çfarë Basha ka thënë në mbledhje, dhe këtë  e ka bërë me një qëllim që s’kanë të bëjnë me divergjencën e mendimeve të njëri apo tjetrit. Ai as nuk është larguar as përjashtuar.” – sqaroi Rushaj.