Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për mbledhjen e Kryeministrit Rama me kryebashkiakët për menaxhimin e mbetjeve.
Tabaku thotë se Rama është shndëruar në mburojën politike të personave që marrin kontrata nga pushteti.
Deputetja e PD-së thotë se mbeturinat u dogjën në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak për të furnizuar me para inceneratorët. 400 milionë euro përmes 3 kontratave korruptive i janë dhënë Klodian Mërtirit të inceneratorëve, thekson Tabaku.
“Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti.
U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.
Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve.
Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.
Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh.
Kjo është kapja e shtetit!”-shkruan Tabaku.