Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi në një reagim të tijin në rrjetet sociale shkruan se prokurorë dhe drejtues të shërbimit sekret shtetëror në Kosobë kanë sajuar dëshmi të rreme me qëllim njollosjen e Vetëvendosjes.
Ai përmend me emër Sylë Hoxhën dhe Driton Haxhin. Këtë e konsideron se vjen nga regjimi i përbashkër i PDK-së dhe LDK-së.
Të gjitha sulmet ndaj Vetëvendosjes bëhet sipas Zaimit për të kundërshtuar vetingun që kërkohet nga qeveria Kurti.
Postimi i plotë:
Sipas raportimeve të fundit, prokurorë dhe drejtues të shërbimit sekret shtetëror në Kosovë, kanë sajuar dëshmi të rrejshme me synim për ta njollosur Vetëvendosjen dhe mundësisht për ta shpallur atë të jashtëligjshme. Ndër ta edhe Sylë Hoxha e Driton Gashi.
Ky ka qenë regjimi i PDK dhe LDK, bashkë në çdo hap.
Ky regjim ka marrë më qafë shumë njerëz, ndër ta edhe aktivistin Astrit Dehari, që e burgosën politikisht, ia morën jetën në burg, dhe e shpallën të vetëvrarë. Pak muaj më vonë, në burg, vdiq dhe dëshmitari okular, i burgosuri që ndante qelinë me Astrit Deharin.
Kështu është mbajtur gjatë e padrejtësisht në burg Sadri Ramabaja. Kështu janë arrestuar e rrahur qindra aktivistë.
Po ky regjim, me këta prokurorë e këta drejtues shërbimesh, na ka deportuar padrejtësisht nga Kosova Boiken Abazin, mua e Dejona Mihalin.
Strategjia e tyre ka qenë njollosja penale e kundërshtarëve, që ata të mos mund të merren me politikë. Kështu arritën ta ndalonin deri edhe kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit.
Janë këta që sot paguajnë miliona për reklama elektorale kundër Vetëvendosjes në mediat e tyre.
Janë këta që sot ankohen kundër Vettingut në drejtësi e prokurori.
Nëse ka një të arritur deri tash në Kosovë, është kjo:
KRIMINELËT PO KANË FRIKË