Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Fier ku u ekzekutua Demir Backa.
Backa u qëllua nga një automjet në lëvizje dhe vetë ai ndodhej në makinë, në zonën e ish-QTU0-së në Fier.
Ndërsa një makinë e cila dyshohet se u përdor nga autorët u gjet teksa digjej në afërsi të By pass-it të Fierit. Në këtë makinë u gjetën edhe dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë.
Pista paraprake për të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes. Demir Backa disa muaj më parë është konfliktuar me një subjekt të OFL-së i cili është edhe person me influencë në këtë qytet.
Viktima është vëllai i Medi Backës ish-pjesëtar i Bandës së Fierit i cili është vrarë në vitin 1997./ Hashttag.al