Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pritur sot në selinë blu të rinjtë e Partisë Popullore Austriake.
Basha ka ndarë me ta vizionin e PD-së për Shqipërinë dhe të rinjtë, duke theksuar se pritoritet është anëtarësimi në BE.
“Pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike. Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje”-shkruan Basha.