Dy anije janë përplasur në Detin Marmara të Turqisë sot në mëngjes.
Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë, u përplas me Vanessa-n, një anije me flamur të Barbadosit 172 metra e gjatë, në rrethin Şarköy të provincës veriperëndimore Tekirdağ për arsye ende të panjohura.
Pas ngjarjes, kapitenët e mjeteve lundruese raportuan situatën pranë ekipeve të Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare.
Rimorkiatorë u dërguan në rajon për të garantuar sigurinë.
Siç raportohet, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima dhe ndotje të mjedisit.
Për incidentin ka nisur një hetim.