Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, brenda mjetit të djegur gjenden një automatik e një pistoletë


57-vjeçari Demir Backa u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Fier. Ai u qëlluar për vdekje me breshëri automatiku nga një makinë në lëvizje dhe humbi jetën më pas në spital.

Pas atentatit, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi drejt Vlorës ndërsa pak kilometra nga Fieri, është gjetur një mjet i djegur tip ‘Mercedes-Benz’ që besohet se u përket autorëve. Brenda tij janë gjetur një armë automatike ‘Kallashnikov’ dhe një pistoletë.

Backa ishte pronari i lokal Piacës në qendër të Fierit dhe është vëllai i Medi (Buc) Backës, i cili është vrarë në masakrën e Levanit në vitin 1997 bashkë me 23 persona të tjerë. Prokuroria ka nisur hetimet që janë përqendruar në disa pista.