Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj paralajmëron Berishën: Distancohu brenda javës nga i poshtri Tritan Shehu, ose e ke të humbur betejën


Avokati i njohur Altin Goxhaj ka paralajmëruar ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, që të distancohet nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Kjo pasi ky i fundit mbështet vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e “Fax News”, Goxhaj tha vlerësoj materialin e publikuar nga Berisha për kapjen e institucioneve të SPAK-ut nga fondacioni i George Sorosit. Por e paralajmëroi që nuk do të ketë më mbështetje nga demokratët dhe do ta ketë të humbur betejën nëse nuk distancohet nga deputeti Shehu. Këtë të fundit Goxhaj e konsideron një “maskara” dhe një njeri “të poshtër”.

“Sali Berisha ka anash një person që duhet të dënohet për krime kundër njerëzimit. Më vjen keq por do ta them këtë fjalë, një maskara, një xhelat, një njeri i poshtër që quhet Tritan Shehu, që ka bërë letër në Parlament për t’i bërë presion qeverisë që të fillojë vaksinimin e fëmijëve të vegjël. Sali Berisha e ka anash këtë njeri.

Për sa kohë Sali Berisha të ketë anash këtë njeri, ai betejën e ka të humbur për një arsye shumë të thjeshtë, edhe sipas sondazheve të publikuara këtë javë nga ‘Euronews’ tregonin që populli shqiptar është kundër vaksinimit me detyrim, kundër vaksinimit të fëmijëve dhe njerëzit refuzojnë të vaksinohet pasi nuk besojnë tek kjo vaksinë, që do të thotë, ne do të kemi përballë këtë javë disa zhvillime të jashtëzakonshme, të plota por shteruese, përfundimtare. Do t’u jepet zgjidhje problemeve. Sali Berisha këtë javë ka detyrë dhe do ta përfundojë këtë detyrë që është pikërisht mbledhja e Këshillit Kombëtar.”- tha Goxhaj.

Avokati këmbënguli në paralajmërimin e tij dhe shtoi se Berisha do të mbetej i braktisur nga demokratët nëse nuk distancohet nga Shehu, dhe theksoi se për lajmet e këqija gjithmonë ka patur të drejtë: “Vetëm e fundit që doja të kujtoja në lidhje me Sali Berishën, është se Sali Berisha nuk distancohet këtë javë që ka çuar nga Tritan Shehu dokument në Parlament për t’i bërë presion qeverisë për vaksinimin e fëmijëve, Sali Berisha ka për ta humbur betejën dhe unë jam një person që kur i them këto fjalë mbaj përgjegjësi të plotë. Unë për lajmet e mira mund të mos jem i saktë por për lajmet e këqija kam qenë gjithmonë i saktë. Sali Berisha do ta humbë çdo betejë, çdo betejë edhe më minimalen dhe do të jetë i braktisur nëse nuk do të distancohet nga Tritan Shehu dhe vaksinimit të detyruar të shqiptartëve dhe sidomos të vaksinimit të fëmijëve shqiptarë.”– vazhdoi Goxhaj./Hashtag.al