Humbja ndaj Realit, tifozët e xhindosur sulmojnë makinën e trajnerit të Barcelonës (Video)


Pas humbjes ndaj ndaj rivalëve të përjetshëm të Realit të Madrid në El Clasico në shtëpi të dielën, tifozët e Barcelonës pritën që makina e trajnerit Ronald Koeman të largohej nga ‘Camp Nou’ dhe e sulmuan atë, ndërsa ofendonin holandezin.

Golat për madrilenët u shënuan nga Vinicius Jr dhe Rodrygo e siç shkuan gjërat, katalanasit mund të ishin mundur edhe më thellë.

Të pranishëm në stadiumin mitik ishin 86,400 tifozë, të cilët mbetën të zhgënjyer nga rezultati. Pas përfundimit të ndeshjes, një pjesë e tyre e rrethuan makinën e 58-vjeçarit, duke e goditur mjetin e duke i kërkuar holandezit të largohet.

Pas humbjes së sotme, Barcelona e sheh veten si rrallë herë vitet e fundit në vendin e nëntë, gjashtë pikë larg kreut që mbahet nga Sociedadi.