Katër qytetarë e kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije gjithashtu se në 24 orët e fundit, janë shënuar edhe 444 raste të reja.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 315 qytetarë ndërkohë që po trajtohen në gjendje të rënduar 20 persona. Sakaq, momentalisht janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
TË DHËNAT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë: 2680 testime, 444 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 315 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 444 qytetarë, në këto bashki:
213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.
Janë 7032 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 4 qytetarë: një qytetare nga Puka 67 vjeçe, një qytetar nga Patosi 73 vjeç, një qytetare nga Lushnja 79 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 444
Të shëruar në 24 orë 315
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2680
Testime totale 1,283,321
Raste pozitive 181,696
Raste të shëruara 171,790
Raste Aktive 7032
Humbje jete 2,874
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3495
Fier 882
Durrës 733
Shkodër 471
Elbasan 303
Gjirokastër 210
Korçë 200
Berat 184
Lezhë 179
Vlorë 163
Kukës 136
Dibër 76