Vendosni fjalën kyçe....

Reali mposht Barcelonën dhe kryeson “El Clasico”, Liverpool poshtëron Manchester United në “Premier League”


El Clasico e parë e sezonit në La Liga i ka takuar Real Madrid. Kjo skuadër ka marrë një fitore të rëndësishme duke mposhtur sot Barcelonën me rezultatin 2-1.

Fillimisht ishte Alaba ai që në 45′ e para i dha avantazhin miqve nga Madridi. Në minutën e 93’ Lucas Vasquez vrau çdo shpresë të kalanasve, duke dyfishuar rezultatin. Por në fund Aguero do të shënonte në minutën e 97’ për Barcelonën, i pari për argjentinasin në këtë sezon që vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë përballje, Real Madrid shkon 20 pikë sa Sevilla, kurse Barcelona mbetet 15 pikë, pra 5 më pak.

Ndërkohë në Premier League, Liverpool ka poshtëruar sot Manchester United duke e mundur 0-5 në Old Traford.

Katër gola Liverpool i shënoi vetëm në pjesën e parë. Mohamed Salah shkëlqeu duke realizuar një ‘tripletë’, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Keita dhe Diego Jota.

Salah vendosi rekordin si lojtari i parë i “reds” në histori që shënon në fushën e United në tri ndeshje të fundit radhazi në të gjitha kompeticionet, për më tepër 3 gola. Ai është gjithashtu vetëm lojtari i dytë i LFC-së që shënon në pesë ndeshjet e para të ekipit të tij jashtë fushe në një sezon. Por jo vetëm kaq, egjiptiani sot ka vendosur edhe një rekord tjetër: bëhet lojtari afrikan me më shumë gola në historinë në Premier League: 107.

Kjo humbje e Manchester United mund të jetë edhe ndeshja e fundit për trajnerin Solskjaer i cili u pa i përlotur, ndërkohë që kohët e fundit është përfolur se mund të shkarkohet. Kjo fitore e Liverpool-in nga ana tjetër ka ngjitur në vendin e dytë me 20 pikë, 1 më pak se Chelsea kryesues.