Vendosni fjalën kyçe....

Si votoi diaspora për kryetar të Prishtinës


Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora në Qendrën për Numërim të KQZ-së, të cilat janë dërguar përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Sikurse raportojnë mediet në Kosovë, për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë për kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.

Arben Vitia ka marrë 231 vota nga diaspora, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Dy kandidatët do të garojnë në balotazh, pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë. Raundin i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet me 15 nëntor.