Vendosni fjalën kyçe....

30 persona me shenja helmimi paraqiten në spitalin e Krujës


Rreth 30 persona janë paraqitur sot në spitalin e Krujës me shenja helmimi.

Drejtoresha e spitalit Yllka Shetaj ka thënë se qytetarët kanë marrë mjekim në urgjencë e më pas janë larguar.

Sipas saj, nuk mund të flitet ende për një helmim masiv ndërsa tha se ka kërkuar kryerjen e analizave nëse gjendja e krijuar ka të bëjë me ujin apo ushqimin që mund të kenë konsumuar personat në fjalë, shkruan Shqiptarja.

“Gjatë ditës së sotme në urgjence janë paraqitur rreth 20-30 persona me shenja të intoksikimit. Kanë marrë mjekim në urgjence dhe janë larguar, pra nuk është asnjë i shtruar në spital. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me helmim masiv sepse spitali mbulon 15 mijë banorë. Por mund të them se ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit. Nuk dimë nëse është nga uji apo ushqimi kemi kërkuar të bëhen analiza nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor.” – tha Shetaj.