Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’, është diskutuar mbi përplasjen Berisha-Basha për Kuvendin, nëse mund të mblidhet dhe çfarë mbështetjeje ka secili prej tyre.
Për të shoshitur çështjen e mbështetjes që kanë pretenduar ditët e fundit Berisha e Basha, në emisionin ‘Opinion’ ishte i ftuar edhe një analist, përfaqësues i kompanisë ‘Terra Data Analytics’ që merret me analizat e postimeve në mediat sociale nëpërmjet algoritmeve.
Personi në fjalë është Blerim Gjeladini, i cili prezantoi gjetjet e analizës së kryer. Ndërkohë që u prezatua si analist i pavarur, rezulton se Gjeladini është mbështettës i kryeministrit Rama.
Në një postim të 28 shtatorit të këtij viti, ai komentonte në Facebook një paraqitje të kryeministrit Rama në emisionin ‘Open’ në TCH. Gjeladini shkruante si më poshtë vijon: “Sot një panelist tek emisioni Open në Top Channel e pyeti Edi Rama-en ”nëse do të ketë zgjedhje të parakoshme”. Paramendo të ketë zgjedhje të parakoshme ne Shqipëri ku përfundon Pdja e Lulzaim Baskias.”
Përtej gabimeve të mëdha drejtshkrimore, ajo që rezulton është se analisti i pavarur që u shfaq sot në ‘Opinion’ me gjetjet e tij analitike, është në fakt një tifoz i kryeministrit Rama.