Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas një editoriali që ai kishte publikuar në “Politico.eu”, ku konsideronte se Shqipëria po bëhet gati për në Bashkimin Europian pavarësisht se grindjet brenda bllokut mund të bllokonin përkohësisht zgjerimin.
Ndërkohë që në këtë tekst Rama konsideronte se Shqipëria i ka bërë “detyrat e shtëpisë”, Basha i kujton renditjet e Shqipërisë lidhur me sundimin e ligjit, nivelin e korrupsionit dhe të ryshfetit në raportet e World Justice Poject si dhe BB dhe BERZH-it.
“Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Poject si dhe BB dhe BERZH:
🔴Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit
🔴Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë
🔴Niveli i ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut
Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.”- shkruan Basha.
Në shkrimin e tij, Rama shprehej se “nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE -ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor”.
Ai jepte këshilla për BE-në, për marrjen e hapave konkretë, krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, “pa ngritur indinjatën e atyre që kundërshtojnë pranimin e Shqipërisë.”
Albania ranking according to the World Justice Project as well as WB and EBRD:
🔴Rule of Law: Between Kazakhstan and Afghanistan
🔴Corruption Index: Between Egypt and Zambia
🔴Level of Bribery: Between Zambia and Morocco
Determination is needed to confront corrupt WB autocrats. https://t.co/pyNv4NQDxf pic.twitter.com/Ji80ploN77— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 25, 2021