Kreu i PD-së, Basha, ka paralajmëruar edhe njëherë patronazhistët e PS-se do përgjigjen para ligjit.
Pasi mori fjalën duke iu përgjigjur ministres Spiropali, ai tha se askush nuk do jetë në gjendje t’i mbrojë patronazhistët.
Ai iu drejtua Spiropalit duke i thënë se është vrima e fundit e kavallit me 5 milionë eurot që ka bërë si drejtoreshë Doganash, duke qenë se kolegët e saj i kanë me nga dy e tre shifra llogaritë.
“A ka hall më të madh se rritja e çmimeve, se rënia e fuqisë blerëse. Kush ka tetë vite në pushtet dhe s’ka arritur t’i rrisë pensionet as sa inflacioni. Kush ka tetë vite në pushtet dhe ka rritur vetëm taksat, faturat e energjisë dhe ka hequr akcizat për jahtet e oligarkëve. Kush mburret tavolinave se vetëm drejtoreshë Doganash nxorri 5 milionë euro. Mesa duket është vrima e fundit e kavallit se të tjerët i kanë me nga dy e tre shifra nga mbrapa, sipas raportimeve të OSBE-së. Për njërin thonë ka 200 milionë euro. Të rrimë drejt e të flasim drejt. Raporti i Komisioni Evropian për zgjedhjet ka thënë që keqpërdoret pushtetin, që bletë vota, vodhët të dhënat personale të shtetasve dhe krijuat një ushtri të sigurimit të shtetit patronazhistësh, që sado që i mbroni, do i gjejë belaja, me ligj, në rrugë e kudo ku ndodhen. Sa për rajonin nuk jemi ne që e futëm Shqipërinë këtu, ja rajoni ku e futet ju. Meqë ju e quani këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë hallva në Egjipt.” – tha Basha.