Deputeti i PS-së, Koçi, tha sot në Kuvend se PD-ja ja qenë bashkëpunëtore e fitores së socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se PD-ja braktisi zgjedhjet vendore duke përfunduar pa asnjë bashki e duke i dhënë përparësi PS-së në pushtet.
“Janë mëkatet tuaja që u bënë bashkëpunëtore të fitores sonë në zgjedhjet e 25 prillit. Ishit ju që organizuar një bandë të armatosur që tmerroi qytetarët në Elbasan. Ishit po ju që dogjët kutitë e votimit në Shkodër e që bashkëdekretuar me presidentin shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Ishit po ju që braktisët zgjedhjet lokale dhe sot nuk keni asnjë bashki. Dhe e gjitha kjo sigurisht që ishte një avantazh për një parti që qeveris dhe që i shërben njerëzve dhe qytetarëve.” – tha ndër të tjera Koçi.