Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje në Vlorë, nipi vret xhaxhanë e pastaj vetëvritet


Një krim në familje ka ndodhur pak minutash në Vlorë.

Krimi ka ndodhur në fshatin Mekat ku nipi ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e më pas është vetëqëlluar duke humbur jetën.

Autori është identifikuar si 39-vjeçari Genci Koreta, i cili ka vrarë xhaxhanë 64-vjeçar, Jirgji Koreta.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut që është përdorur në ngjarjen kriminale. Dyshohet se shkak për krimin në familje është bërë konflikti për pronën.

Njoftimi

“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K,  dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”