Mijëra protestues mbajtën një tubim në kryeqytetin e vendit Bern, duke kundërshtuar futjen e pasaportave të vaksinimit, që sipas autoriteteve shëndetësore do ndihmojnë në përhapjen e virusit. Tubimi u zhvillua paqësor, ndryshe nga protestat e mëparshme të tetorit.
Turma masive njerëzish përmbytën Bernën, kryeqytetin e Zvicrës në fundjavë, duke shprehur zemërimin për masat Covid-19 të miratuara nga qeveria. Që nga 13 shtatori, ‘Certifikatat Covid’ që tregojnë se një person është i vaksinuar, është shëruar nga Covid ose ka një test negativ PCR, kërkohen për të hyrë në mjediset publike në të gjithë vendin.
Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë imazhe të një marshimi të Trychlerëve – njerëz me kostume tradicionale që e përshkruajnë veten si një komunitet paqësor që mbron vlerat tradicionale zvicerane kundër agjendave politike.
Protesta u miratua nga autoritetet dhe u zhvillua në mënyrë paqësore. Një kundërprotestë shumë më e vogël u mbajt në Bernë në të njëjtën kohë.
Sipas mediave vendase, autoritetet miratuan demonstratën për të parandaluar dhunën dhe përleshjet e mundshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë. Më herët në tetor, policia përdori makinat ujëhedhëse për të shpërndarë tubimet e paautorizuara.
Në nëntor, qytetarët zviceranë do të kenë mundësinë të votojnë për ose kundër përdorimit të certifikatave Covid në një referendum mbi përgjigjen pandemike të qeverisë. Në qershor, mbi 60% e votuesve mbështetën masat Covid.