Disa zona në Tiranë do kenë ndërprerje të energjisë elektrike në tre ditët në vijim. Ndërprerjet do jenë nga ora 9 e mëngjesit deri në 1 të drekës.
Zonat që do kenë ndërpreje të energjisë në datën 26 tetor do jenë zona e Shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave dhe rruga ‘Don Bosko’.
Në datën 27 tetor, kufizimet do prekin zonën pranë Shinave të Trenit dhe rrugën ‘Vangjel Noti’ ndërsa në datën 28 tetor ndërprerjet do prekin Paskuqanin, Bathore lagjet 2, 3, 5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe dhe rrugën ‘Jordan Misja’.