Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua gabimisht e u torturua për 17 vite pa asnjë akuzë, lirohet nga Guantanamo shoferi i taksisë


Një taksist pakistanez do të largohet nga paraburgimi amerikan në Guantanamo Bay pas 17 vitesh prapa hekurave. Ai u ngatërrua me një terroriste të kërkuar dhe pësoi tortura të tmerrshme në paraburgimin amerikan, pavarësisht se nuk u akuzua kurrë për ndonjë krim.

Udhëtimi i Rabbani-t përmes infrastrukturës së sigurisë të Shteteve të Bashkuara pas 11 Shtatorit filloi në Karaçi, Pakistan, në 2002. I ngatërruar për terroristin në kërkim Hassan Ghul, shoferi i taksisë u arrestua nga autoritetet pakistaneze jashtë kompleksit të apartamenteve të Ghul dhe iu shit personelit amerikan në vend.

Informacioni i mbledhur nga një bashkëpunëtor i Rabbanit i arrestuar në të njëjtën ditë, u përdor për të arrestuar disa operativë të dyshuar të Al-Kaedës, përfshirë një anëtar të supozuar që kishte dijeni mbi sigurinë dhe vendndodhjen e Osama Bin Laden. Sidoqoftë, Rabbani nuk u akuzua kurrë për ndonjë krim dhe nuk besohet të jetë i përfshirë në terrorizëm.

Pavarësisht kësaj ai kaloi më shumë se 545 ditë pas arrestimit të tij, duke u torturuar në një bazë të CIA-s në Afganistan. Tortura e ushtruar atje mbi Rabbanin ishte e përshkruar me hollësi në raportin e torturës të Senatit amerikan të vitit 2014 dhe përfshinte periudha të gjata të prangosjes me duart e shtrira mbi kokë, një pozicion agonizues që e bëri Rabbani të përpiqet të presë dorën e tij për t’i dhënë fund dhimbjes.

Dëshmitë e të burgosurve të shumtë të mbajtur në të njëjtin burg të CIA-s përshkruan errësirën e përhershme, qelitë e përmbytura me jashtëqitje dhe të infektuara me parazitë, rrahje, mungesë gjumi, varrosje në varre të simuluara, zhveshje lakuriq dhe hedhje në ujë ujë të ftohtë dhe refuzim të banjës për muaj të tërë.

Sipas Reprieve, hetuesit e Rabbanit e dinin se ‘ata kishin njeriun e gabuar’, por gjithsesi e torturuan. Pas më shumë se një viti në objektin e CIA-s, Rabbani u transferua në kampin e burgimit të Gjirit të Guantanamos në territorin amerikan në Kubë. Ai do të kalonte 17 vitet e ardhshme atje, pa një akuzë apo datë gjyqi.

Nga 780 personat e ndaluar në Gjirin e Guantanamos që nga hapja e objektit në vitin 2002, 732 janë transferuar diku tjetër ose janë liruar, 38 mbeten atje dhe nëntë kanë vdekur në paraburgim. Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të mbyllë burgun famëkeq para se të largohet nga detyra, një premtim që u bë, por nuk u mbajt, nga ish-shefi i tij Barack Obama.