Vendosni fjalën kyçe....

8 humbje jete, 650 raste të reja me Covid-19


Tetë pacientë kanë humbur jetën 24 orët e fundit në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar në 2888 numrin e viktimave.

Nga 3559 testime të kryera janë gjetur 650 raste të reja me koronavirusin e ri.

Personat që kanë humbur jetën në spital janë një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena,  dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç e një qyetetar nga Korça 72 vjeç.

Në spital po mjekohen 158 pacientë nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.