Vendosni fjalën kyçe....

Basha do çojë Bardhin në bazë për reformën territoriale, tre kryetarë dege e kritikojnë: Hajde vetë të shohësh krizën


Tre kryetarë degësh të PD-së kanë kundërshtuar kreun e selisë blu, Basha, për sa i përket gjendjes në të cilën ndodhet partia.

Anton Pjetërnikaj i Paskuqanit, Dasho Aliko i Gjirokastrës e Isuf Çelaj i Tropojës i kanë bërë thirrje Bashës që të zbresë në bazë për të kuptuar krizën e demokratëve.

Reagimi i tyre ka ardhur pasi Basha ka thënë se do çojë në terren Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Bardhi, për të diskutuar me bazën mbi propozimin e PD-së për reformën territoriale. Kjo i ka acaruar krerët e degëve që i kanë kërkuar Bashës të zbresë vetë në terren.

“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngrordh demokracia.” – ka thënë Pjetërnikaj, shkruan Shqiptarja.

Ndërsa Aliko e Çelaj kanë thënë se duhet gjetur një zgjidhje pasi kështu nuk mund të vijohet teksa kanë deklaruar: “Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës.”