Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Bashës: Ke vendosur të rrish në opozitë si zjarrfikës, po konkretizon marrëveshjen e radhës me Edi Ramën


Ish-kryeministri Berisha akuzoi kreun e PD-së Basha, se po konkretizon marrëveshjen e radhës me kryeministrin Rama.

Ai tha se kurrë më parë nuk është çelur parlamenti me kërkesën për ndryshime kushtetuese.

Berisha u bëri thirrje deputetëve të PD-së që të refuzojnë këtë marrëveshje pasi përgjegjësia do jetë e rëndë.

Ai ironizoi Bashën duke thënë se ka vendosur të qëndrojë në opozitë si zjarrfikës.

“Ai ka vendos të rrijë në opozitë si zjarrfikës. Po ku jemi ne për zjarrfikës. Ai që shkel statusin shkarkohet menjëherë. Duke u gdhi 20 shkurti 1991, 1400 burra nga Kavaja kanë ardh në kënbë në Qytetin Studenti se ishin frikë mos qeveria komuniste u bllokonte rrugën. Në këto momente, Edi Rama me pengun e tij, kanë planifikuar dhe kanë vepruar për asgjësimin e pluralizmit. Ish-kryetari po konkretizon me pengmarrësin e tij marrëveshjen e radhës. Në asnjë nga marrëveshjet e tetë viteve të fundit demokratët nuk kanë përfituar asgjë, vetëm Edi Rama ka përfituar. Është hera e parë që hapet parlamenti me kërkesën për ndryshimet kushtetuese, i janë vërsulur Kushtetutës si çakejtë. U bëj thirrje depuptetëve të PD-së, refuzoni çdo marrëveshje me Ramën sepse përgjegjësia do jetë e rëndë. Është i rëndë njësoj si pengu që ka marrë.” – tha Berisha.