Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Kavaja: Pas 8 vitesh pushtet Rama mori edhe opozitën e vendit, bashkë me Sorosin çoi Saimir Shullazin në SHBA


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka emëruar si ministra Saimir Tahirin e Fatmir Xhafajn, të lidhur me grupet kriminale të drogës.

Ai tha se pasi mblodhi më shumë pushtet se Ramiz Alia, kryeministri Rama ka marrë më në fund edhe opozitën e vendit.

“Emëroi ministër deputetin e parë me skaf, Saimir Shullazin. Pasi u kap në flagrancë se bashkëpunonte me grupin Habilaj, Edi Rama dhe mafia e Sorosit e çoi Tahirin në Dhomën Ovale po duhet të shkelte Saimmir Droga për të na turpëruar të gjithëve ne. Ikën ai, emërohet Xhafaj i drogës, i vëllai pjesë e grupit të trafikut në Bolonjë, bënte trafikun i lirë nga këtu. Tani ka emëruar skuthin e familjes, Çuçin e familjes. Pasi mori në 8 vite më shumë pushtet se Ramiz Alia, Edi Rama më së fundi mori edhe opozitën shqiptare dhe i dha goditjen fatale demokracisë.” – tha Berisha.