Analisti Blerim Gjeladini i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe gazetares Desada Metaj, pas komenteve të këtyre të fundit lidhur me analizën e paraqitur nga ai mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion”.
Gjeladini shkruan që në vend që të përmirësohen, Basha dhe Metaj nisin të sulmojnë.
“Lulzim Basha & Desada Metaj
Në vend që të kërkojnë trajnim edhe mendim se si të përmirësohen akuzojnë edhe sulmojnë.
Mbrëmë tek Opinion TV Show ne pasqyruam reagimet e qytetarëve në mediat sociale. Duke analizuae mbi 508.00 reagime me kampione shumë kualitative për dy javët e fundit të muajit Tetor 2021”- shkruan Gjeladini, i cili është punon për kompaninë ‘Terra Data’ që merret me analizën dhe marketingun në Facebook.
Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’, u diskutua mbi përplasjen Berisha-Basha për Kuvendin, nëse mund të mblidhet dhe çfarë mbështetjeje ka secili prej tyre. Gjeladini, i cili prezantoi gjetjet e analizës së kryer nga kompania “Terra Data” tha se Berisha kishte mbështetje më të madhe se Basha.
Mirëpo ndërkohë që u prezatua si analist i pavarur, gazetarja Desada Metaj nisi të shpërndante postime të vjetra të tij në rrjetet sociale, të cilat sugjeronin se ai ishte një mbështetës i kryeministrit Rama.
Kryedemokrati Basha reagoi përmes një postimi duke thënë se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit të PD-së, por sipas tij kjo parti do ta pastrojë politikën nga “llumi” i tranzicionit, veset dhe pazaret e tyre.
“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit & @pdshqiperi. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin! Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë.”- shkruante Basha.