Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician.
Mësohet se një autobus i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere 30-vjeçare. Gruaja e plagosur është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 05:15 , njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, autobuzi i linjës Libohovë-Tiranë, me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.”- njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.