Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Parisit pranon padinë e Berishës ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Blinken.

Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me qytetarët e Kavajës në foltoren e radhës. Berisha e ftoi zyrtarin e lartë amerikan të dorëzonte në gjykatë çdo provë që ka kundër tij duke garantuar se nuk ka asnjë të tillë.

“Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provë, fakt, dokument që ka për Sali Berishën, po jo garantoj se ka zero, zero, zero.” – tha Berisha.