Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi në Krujë, Meta: Situatë alarmante, të gjenden shkaktarët dhe përgjegjësit


Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me helmimin masiv të qytetarëve në Krujë, ku dyshohet se shkak për helmimin është bërë uji i pijshëm.

Kreu i shtetit e cilëson këtë një situatë alarmante që sipas tij duhet trajtuar me përgjegjësi e seriozitet. Ai i uron shërim të shpejtë të sëmurëve, ndërsa u bën thirrje institucioneve që të zbardhin sa më shpejt shkaqet e helmimit.

“Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.
Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!
Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.”-
shkruan presidenti Meta.

Deri mëngjesin e sotëm, janë paraqitur për të marrë ndihmë mbi 320 qytetarë, mes të cilëve edhe 60 fëmijë.