Një person ka humbur jetën në rrugën Lezhë-Milot pasi është përplasur nga një makinë.
Viktima me iniciale P.V., është përplasur në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Rrilës’ nga një mjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.I., banues në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20 e 15 ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.
Njoftimi
“Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”